Të hënën duhet të paraqitet në GJKKO, Berisha pa përgjigje nëse do shkojë: Proces i turpshëm politik ndaj meje dhe Malltezit! Ramës do i bëj gjyqin e shekullit

3 Nëntor 2023, 13:49

Ish-kryeministri Sali Berisha do duhet të paraqitet të hënën në GJKKO, sipas masës së sigurimit që i është caktuar për cështjen e privatizimit të Partizanit. I pyetur nga Report Tv nëse do të paraqitet në gjykatë, Berisha nuk e ka një përgjigje, ndonëse nënkuptoi që nuk ka në plan të paraqitet në gjykatë për t’u përballur me këtë aferë.