Të hënën nis Kuvendi, Berisha kërkon ‘strehim’ te Bardhi: S’ka negociata me Bashën e Alibeajn! Kreu i grupit të PD gati për takim me deputetët besnikë të ish-kryeministrit

1 Shtator 2023, 17:20

Sali Berisha foli për herë të parë hapur për negociata me Gazment Bardhin, me qëllim që deputetët e tij, të përjashtuar më parë, të strehohen sërish te grupi parlamentar.  Ai tha se ka vendosur të mos krijojë grup të vetit parlamentar, ndryshe nga sa deklaroi disa javë më parë. Edhe vetë Bardhi tha se mbështet mbledhjen e përbashkët mes të gjithë deputetëve.