Të hënën parlament, me cilën PD bashkëpunon PS? Gogu: Me atë që do BE-në

1 Shtator 2023, 17:06

Teksa në PD vijon dilema për grupin parlamentar, socialistët akuzojnë se opozita po kërkon të çojë zënkat e saj edhe në Kuvend. Pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve, e para për këtë sesion, deputeti socialist Toni Gogu thotë se PS do të bashkëpunojë vetëm me atë grup të PD që do Bashkimin Europian.