Të miturit para drejtësisë, kryegjyqtari i Shkodrës: Zero kapacitete për trajtimin e çështjeve për të mitur! Kryebashkiakja Ademi: Fëmijët, prioriteti ynë

18 Nëntor 2021, 07:27 | Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 07:27

Kryebashkiakja Voltana Ademi, tha se Bashkia Shkodër ka prioritet të lartë punën me fëmijët. Ndërsa Arbër Çela, kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, tha se e kanë shumë të vështirë të mbajnë një sesion për të miturit për shkak të mungesës së kapaciteteve sepse duhet të ketë tre gjyqtarë dhe të jenë të specializuar për këto çështje. Nga ana tjetër edhe prokurorja e Prokurorisë së Shkodrës, Franceska Lekani, pranoi se gjatë dy viteve të fundit ka rritje të rasteve të përshirjes së të miturve në krime të rënda.

r.k./Shqiptarja.com