Të premten mbledhja e komisionit për ‘Zgjedhoren’, Bardhi: Vijim i farsës së atyre që bllokuan reformën për 22 muaj në interes të Ramës

24 Janar, 15:42

Deputeti Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat ku foli për rezolutën e PE-së. Sa i takon mbledhjes së komisionit të Reformës Zgjedhore të caktuar për t’u mbajtur të premten (26 janar) në orën 10:00, Bardhi e konsideroi këtë si një farsë nga ata që sipas tij bllokuan komisionin për 22 muaj me radhë.