Të qeshura në studio, telefonuesi i drejtohet moderatorit: Mendova mos të kishte kapur policia

29 Korrik 2021, 09:40

Batuta dhe të qeshura ka pasur në studio mëngjesin e sotëm në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Duke u diskutuar për policinë e shtetit dhe mungesën e moderatorit Andi Kapxhiu për disa ditë për shkak të pushimeve verore një telefonues i është drejtuar duke i thënë: Mendova mos të kishte kapur policia. Kjo shkaktoi të qeshura ndërsa zotëria tha se respekt meriton vetëm polici i thjeshtë.