Të rinjtë protestojnë në Gjirokastër: Kërkojmë drejtësi për Mateon, të rikthehet dënimi me vdekje! Të vendosim rregulla në këtë shtet

20 Nëntor 2021, 16:05 | Përditesimi: 20 Nëntor 2021, 16:05

Disa të rinj kanë protestuar mesditën e sotme në Gjirokastër, pas vrasjes së të miturit Mateo Vasiu në Fier nga Klodian Çalamani. Me pankarta në duar, të rinjtë kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje. Ata shprehen se duhet të mblidhen firma në të gjithë vendin duke kërkuar drejtësi për 8-vjeçarin Mateo Vasiu.

LR/Shqiptarja.com