Kreu i PAA, Agron duka ka folur për mediat pas takimit me presidentin Bajram Begaj për konsultat lidhur me datën e zgjedhjeve 2025. Duka tha se partitë e vogla opozitare kanë propozuar datën 4 maj, si datën më të përshtatshme për zgjedhjet, duke thënë se duan që të zhvillohen para Samitit të Komunitetit Politik Europian që pritet të mbahet më datë 9 maj në Tiranë. Sipas Dukës kjo mund të ndikojë edhe në zgjedhje.
“Ne propozuam datën 4. Kushtetuta e përcakton 15 prill-15 maj. Më e arsyeshme për ne është maji, por duke qenë se përfiltet që me datë 19 ka një aktivitet me pjesëmarrje të kryeministreve të Europës kjo mund të ndikojë në zgjedhje dhe mendoj se data 11 është e papërshtatshme. Besoj do të takojë edhe të tjerët presidenti, por në fund të fundit ata që do vendosin dihet se kush janë. Ne kemi dhënë mendimin tonë”, tha Duka në një prononcim për Report Tv. Kushtetuta përcakton 4 të diela, data 1 është e përcaktuar në kushtetutë dhe diskutohet patjetër. Por për shkak se paragjykohet për atë që u thashë, mund të ndikojë edhe në zgjedhje, se i bie të mbyllë fushatën me datë 9 të mbledhë të Europës, të flasë si do ai dhe kjo nuk është normale sipas mendimit tim. Kjo është logjike, ne jemi në opozitë. Ju a mendoni kështu si unë, ka efekt nëse këtu ka një efekt kaq madhor? Po. Edhe PD të njëjtin qëndrim do mbajë”, tha Duka.