Teatri i Ri po ndërtohet, Veliaj: Puna nuk ndalet nga Aleanca për Mbrojtjen e Saliut! S’kemi më kohë për të humbur me ata që djegin gomat

11 Qershor, 15:50

Puna për ndërtimin e Teatrit të Ri po ecën me ritme të mira. Gjatë inspektimit në kantier, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh entuziast për ritmin e punimeve. Ai tha se shpreson që, deri në vitin 2025, të ketë përfunduar binaja e godinës së re. Veliaj shtoi se i vjen keq për kohën e humbur nga bllokimet që i janë bërë projektit.