Telefonuesi pyet moderatorin: Jam person “non grata” në Bathore, a di gjë kur do më arrestojnë?

7 Korrik 2021, 09:47

Habiti jo pak një telefonues mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se është person i padëshiruar në Bathore dhe pret që policia ta arrestojë. Më pas zotëria sqaron se është “non grata” nga OSHE pasi i kanë faturuar drita mbi një milion lekë në muaj. Ndiqeni qëndrimin e tij.