Tensione me policinë edhe te Zogu i Zi, protestuesit bllokojnë rrugën dytësore

23 Dhjetor 2024, 18:34 | Përditesimi: 23 Dhjetor 2024, 18:34

Tensione mes protestuesve dhe policisë ka patur edhe tek zona e Zogut të Zi.

Policia tashmë po tenton shpërndarjen e protestuesve për shkak të bllokimit të rrugëve në 5 pika të kryeqytetit nga opozita dhe PD-ja. mesa duket policia ka nisur një aksion për shpërndarjen e protestuesve në 5 pikat në Tiranë.

Protestuesit kishin arritur në Zogun e Zi të bllokonin edhe rrugën dytësore të krijuar nga policia për qarkullimin.

r.k./Shqiptarja.com