Tensionet në Kuvend/ Bardhi flet nga vendi, Rama: Ore po ç'keni ju? Lulzim pse nuk shkon të flasësh për 'Toyota Yaris'! Basha: E ke në Bruksel

15 Nëntor 2021, 12:59

Seanca e sotme plenare po shoqërohet me tensione. Teksa Kryeministri Rama ishte në foltore, Gazmend Bardhi nga vendi fliste duke i ndërprerë fjalimin.

"Orë ca është ky mo, orë pse nuk qetësohuni? Më lini të flas. Ka mundësi të mbaroj fjalën unë? Dilni këtu dhe nuk lini gjë pa folur ndërkohë që nuk na lini të flasim neve. Lulzim pse nuk shkon në gjykatën e Belgjikës për 'Toyota Yaris'? Të kanë thirrur disa herë, pse nuk shkon?", i është përgjigjur Rama.

Përgjigjen kreu i PD e bëri disa minuta më vonë.

    No videos found.