Tensionet në veri të Kosovës, Begaj: E dimë kush provokon, por duhet të bëjmë zgjidhje të mençura! Duhet mbështetja e ndërkombëtarëve

4 Shtator 2023, 12:48

Presidenti Bajram Begaj ka komentuar situatën në veri të Kosovës, gjatë konferencës me Vjosa osmanin. Begaj tha se dihet kush është ai që provokon, duke iu referuar këtu Serbisë, por tha se në këto situata duhet të bëjnë zgjidhje të mençura dhe duhet të kenë mbështetjen e ndërkombëtarëve.