Tensionet pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive, Osmani në Tiranë: Çdo diskutim i momentit është tejkaluar, marrëdhëniet e shkëlqyera

4 Shtator 2023, 12:42 | Përditesimi i fundit: 2023-09-04 13:03:27

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vizitoi Tiranën, për herë të parë pas anulimit të mbledhjes mes dy qeverive. Osmani tha se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë shumë të mira dhe çdo diskutim i momentit është tejkaluar.