Tensionet Rusi-Ukrainë, eksperti për çështjet e sigurisë: Konflikti do jetë ekonomike jo në llogore! Moska kryen luftë nervash, kërkon ta fitojë betejën në tavolinë përmes kërcënimeve

14 Shkurt 2022, 22:46

Eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla në një intervistë për '5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, tha se nuk do të ketë luftë, por e gjitha do të jetë një "luftë nervash propagandistike" dhe kërcënimesh që Rusia të fitojë betejën e saj në tavolinë. Eksperti tha se në fakt e gjithë kjo luftë është ekonomike dhe se Rusia kërkon që të rrisë rolin e tij ndërkombëtar dhe për këtë shfrytëzon dobësitë e vendeve perëndimore.