Tërmeti në Bulqizë/ Prefekti i Dibrës për Report Tv: Të gjitha banesat e dëmtuara janë të banueshme, asnjë rrezik për qytetarët

31 Tetor 2021, 11:36

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, në një lidhje live për Report Tv ka treguar se nga 110 banesat e dëmtuara janë të gjitha të banueshme dhe nuk ka asnjë rrezik për banorët e zonës së prekur nga tërmeti i 2 ditëve më parë.

"Të gjitha banesat janë të banueshme. Nga kryetari i bashkisë janë ngritur 3 grupe të verifikimit në terren. 2 prej ndërtesave të dëmtuara janë të njësive administrative. Ne jemi në kontakt me banorët e dëmtuar. Jemi të gatshme të ndihmojmë me materiale emergjente banorët nëse do të jenë të domosdoshme.  Në përgjithësi janë ndërtesa të amortizuara, të prekura nga tërmetet e tjera. Bashkia, Prefektura dhe emergjencat civile janë pranë banorëve", tha ndër të tjera ai.