Test droge për zyrtarët e lartë

25 Janar 2020, 13:22

TIRANE - Test droge për zyrtarët e lartë?! Kjo temë ngjalli mjaft debat në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, moderuar nga gazetarja Anduela Ndreu sa i përket publikimit të një video ku pretendohet se kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla pi kokainë në një lokal në prani të personave të tjerë. 

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi tha se diskutimi duhet orientuar në faktin që një kryetar bashkie konsumon në publik lëndë narkotike, ndërkohë që në fakt duhet të japë shembullin për t'i shërbyer qytetarëve. Sipas Klosit, nuk është problem, dhe aq më pak penal sipas tij, që një person, qoftë zyrtar, të konsumojë lëndë narkotike.