Teza e maturës shtetërore qarkulloi në internet disa minuta pas fillimit të provimit, maturantët: Ishte e njëjta me atë që bëmë

7 Qershor 2021, 13:46 | Përditesimi: 7 Qershor 2021, 13:51

Provimi i Gjuhës shqipe dhe Letërsisë tashmë ka përfunduar.

Disa minuta pas fillimit të tij rreth orës 10:12 në internet, me shpejtësi, kanë qarkulluar tezat e provimit të maturës shtetërore.

Në pritje të një konfirmimi, pas përfundimit të testimit që zgjati 2 orë e gjysmë,  maturantët për Report.Tv thanë se fotot e provimit, i cili qarkulloi në rrjetet sociale ishte i njëjti me atë të cilin ata zhvilluan.

Një gjë e tillë konsiderohet shkelje flagrante e rregullores së Maturës Shtetërore, dhe nëse zbulohet personi përgjegjës, mund të ndiqet penalisht.

Ende nuk ka pasur asnjë reagim nga Ministria e Arsimit.

b.ha./Shqiptarja.com