Thirrjet për dorëheqjen e Manastirliut, Rama: Duan të përdorin tragjedinë për përfitime, ka mbështetjen time

21 Dhjetor 2024, 15:38 | Përditesimi: 21 Dhjetor 2024, 15:38

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur thirrjeve të opozitës dhe shoqërisë civile që kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu. Rama i cilësoi akuzat si përpjekje për përfitime absurde nga një ngjarje e dhimbshme dhe shprehu mbështetjen për ministren, duke thënë se do transformojë sistemin arsimor.

 

E.H/Shqiptarja.com