TikTok do mbyllet për 1 vit, Manastirliu ndan shifrat e konsultimit publik: 90% e prindërve pro

21 Dhjetor, 17:24

Pas konsultimit publik, platforma TikTok do të mbyllet për një vit në vendin tonë. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu dha shifrat duke thënë se në total janë realizuar 1300 konsultime me pjesëmarrjen e 65 mijë prindërve në të gjithë shkollat e vendit. 90% e prindërve janë pro kufizimit ose mbylljes së TikTok, 80% e prindërve kërkojnë fuqizimin e masave, mbi 57% pranojnë se ekspozimi ndaj rrjeteve u sjell fëmijëve edhe sjellje të papërshtatshme dhe ndikon në shëndetin mendor.

    No videos found.