Tiranë/ 8 të arrestuar për shfrytëzim të miturish, detyronin fëmijët e komunitetit rom për të shitur lule

17 Shkurt, 14:02 | Përditesimi: 17 Shkurt, 14:13

8 persona janë arrestuar në Tiranë pasi shfrytëzonin të mitur. Siç shihet nga pamjet, ata i nxirrnin të miturit, të cilët janë pjesë e komuniteti rom, për të lypur ose për të shitur lule dhe më pas paratë e fituara ua merrnin.

A.M/Shqiptarja.com