Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri pranë zonës së Ish-Bllokut, plagoset një person! Dërgohet në spital, jashtë rrezikut për jetën

6 Nëntor 2021, 19:25 | Përditesimi: 6 Nëntor 2021, 19:25

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur kryeqytetin mbrëmjen e sotme, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja është regjistruar në zonën e Ish-Bllokut, pranë 'Pallateve Agimi', ndërsa personi i plagosur, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka marrë një plumb në këmbë.

LR/Shqiptarja.com