Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri pranë zonës së Ish-Bllokut, plagoset një person! Dërgohet në spital, jashtë rrezikut për jetën

6 Nëntor 2021, 19:38 | Përditesimi: 6 Nëntor 2021, 19:38

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur kryeqytetin mbrëmjen e sotme, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja është regjistruar në zonën e Ish-Bllokut, pranë 'Pallateve Agimi', ndërsa personi i plagosur, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka marrë një plumb në këmbë. Ai është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

LR/Shqiptarja.com