Tjetërsimi i pronave në bregdetin e Shëngjinit, SPAK kërkon gjykim për Fran Frrokajn dhe 10 të tjerë

25 Tetor 2022, 12:44

SPAK ka kërkuar gjykim për ish kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj dhe 10 persona të tjerë pasi akuzohen për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit. Gjatë hetimit të nisur prej vitit 2019 rezulton se është përfituar një sipërfaqe prej 66 000 m2 tokë në bregdetin e Lezhës, me vlerë prej rreth 13 milion euro.