Receta e parë: Tortëza me kungull, lule kungulli dhe rikota
Përbërësit:
2 kunguj të njomë
250 gr rikota
1 pete sfoliate
2 kokrra vezë
½ lç pluhur pjekës
100 gr proshutë
200 gr mozzarele
10 lule kungulli
2 lgj djath i integruar
kripë+ piper te zi
Përgatitja:
Pastrojmë kungullin dhe e grijmë atë në rende( jo pjesa e farave ). Proshutën e palosim dhe e presim në fije. Në një tas vendosim rikotën, shtojmë 2 kokrra vezë, 2 lugë gjelle djath grana ose parmixhan, piper të zi, kungullin të grirë në rende, proshutën, pluhurin pjekës, petalet e luleve të copëtuara.
Hapim petën sfoliatë dhe me ndihmën e një stampe 8 cm formojmë rrathë në petën sfoliatë. Vendosim rrathët e petës në një tepsi me forma. Në çdo formë vendosim një rreth si bazë për tortëzat e vogla. E shpojmë fundin e tyre me pirun dhe në çdo tortë vendosim një lugë gjelle me mbushje deri sa të përfundojë mbushja. Presim mozarelan në kubikë me brinjë 1 cm dhe vendosim nga një kub brenda me mbushje duke e mbuluar mirë me mbushje. Vendosim tepsinë në furrën e parangrohur në temperaturën 180ºC për 25-30 minuta.
Kjo recetë kushtoi 600 lekë dhe ishte Eli nga Tirana e cila bëri mirë llogaritjen dhe gjeti vlerën e saktë duke u bërë kështu fituese e quiz-it të sotëm. Eli fitoi 2000 lekë të reja nga Conad, ndërkohë që të gjithë ju mund të bëheni fitues të kësah shume duke gjetur se sa kushton receta dhe duke telefonuar në numrin 044 400 101