Tragjedia e Gërdecit/ Dosja për Mediun rikthehet sërish në Gjykatën e Lartë, ish-ministri i bën rekurs vendimit të apelit të GJKKO: Rigjykimi është antikushtetues

1 Nëntor 2021, 14:58 | Përditesimi: 1 Nëntor 2021, 14:58

TIRANË-Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dorëzoi rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm  që i hapi rrugë rihetimit dhe gjykimit te Mediut.

Avokati Ardian Visha, argumenton se vendimi është antikushtetues. Cenon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj.

KT/Shqiptarja.com