Tragjike, përfshihet nga flakët banesa në Dropull, humbin jetën dy të moshuar! Shkak i zjarrit dyshohet soba me dru

17 Nëntor 2021, 08:57 | Përditesimi: 17 Nëntor 2021, 14:24

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Hllomo, Bashkia Dropull, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona. Burime për Report Tv konfirmojnë se viktimat janë një çift të moshuarish.

Sakaq, të njëjtat burime bëjnë me dije se shkak i zjarri dyshohet të jetë bërë soba me dru. Fillimisht dyshohet se janë djegur batanijet, dhe më pas flakët kanë përfshirë të gjithë shtëpinë.

r.k./Shqiptarja.com