‘Transporti i gjelbër në Tiranë’ projekti 110 mln euro! Veliaj: Asgjë s’bëhet vetëm, projekti më i madh prej 1920! Gonzato: Shmang 4300 ton të emetimeve të karbonit

6 Mars, 14:32

Projekti për transportin e gjelbër në Tiranë me vlerë 110 milion euro do të transformojë tre linjat kombinat -kinostudio, Tirana e Re dhe Unaza me autobusë elektrikë që do të lëvizin më shpejt dhe me orare të sakta në 145 stacione. Projekti u prezantua nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe ambasdorët Silvio Gonzato i BE dhe Karl Bergner i Gjermanisë