Tre italianët refuzuan për herë të tretë dhënien e dëshmisë tek 'Sterilizimi', Vokshi: Do njoftohet policia të sigurojë praninë e tyre në Komision

11 Nëntor, 10:50

Kryetarja e Komisionit hetimor të sterilizimit Albana Vokshi në nisje të seancës së sotme ku pritet të dëshmojë dhe biznesmeni fitues i këtij koncesioni Ilir Rrapaj, njoftoi se 3 shtetasit italianë që ishin thirrur sot për të dëshmuar kanë refuzuar thirrjen për të qenë pjesë e këtij komisioni për shkak të angazhimeve personale.

Vokshi thekson se 3 italianët kanë refuzuar për 3 herë pjesëmarrjen e tyre për të dëshmuar. Më tej Vokshi thotë se tani do duhet që të veprojë policia e shtetit që të mundësojë ardhjen e tyre në Komisionin hetimor parlamentar.

    No videos found.