Tritoli në dy bizneset në Shkodër, reagon Ademi: Jemi të tronditur, kërkojmë që të zbardhet ngjarja

27 Mars 2022, 11:35 | Përditesimi: 27 Mars 2022, 16:10

Kryetarja në detyrë e Bashkise Shkodër Voltana Ademi ka kërkuar nga autoritetet zbardhjen e ngjarjes se rëndë të shpërthimeve me eksploziv mëngjesin e së shtunës në Shkodër. Ajo tha se në bashki është investuar me kamerat e sigurisë në akset kryesore dhe policia duhet të zbardhë ngjarjen e të kapë autorët.

r.k./Shqiptarja.com