TIRANË- Momenti kur në tryezën e Këshillit të Europës të vendoset edhe emri ‘Albania’, për kryeministrin Edi Rama është pavarësia e dytë e Shqipërisë. Në bashkëbisedimin e radhës me komentuesit në rubrikën ‘Sy m’sy’, kreu i qeverisë u fokusua tek procesi i integrimit në Bashkimin Europian, duke kërkuar votën më 11 maj për t’i dhënë fund poshtërimit të Shqipërisë dhe për ta ulur atë si të barabartë mes të barabartëve.
“Është dritare që është e hapur për ne, dhe duhet të shfrytëzojmë këtë moment, këtë kohë, duhet të mbyllim negociatat deri në fund 2027 dhe duhet të hidhemi brenda, që kur dritarja të mbyllet ne të jemi brenda në BE, dhe te fitojmë statusin e munguar për shumë e shume vite, të barabartë mes të barabartësh. Është ngritja e dytë e flamurit kjo e hyrjes në BE, është pavarësia e dytë e Shqipërisë", tha Rama.
Shigjetimet nuk i la për Sali Berishën, për të cilët tha se me ta në krye Shqipëria do përfundojë kënetë.



















