Trump kërcënim për votën demokratike? Rama intervistë për Mega: Në 2016 s'i kisha të gjithë flokët e bardhë, isha më i ri! Sot kam ndryshuar mendim

25 Shkurt, 22:02 | Përditesimi: 26 Shkurt, 08:50

Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për televizionin grek MEGA.

Pyetje: Cili është qëndrimi juaj për bisedimet aktuale mes ShBA- Rusisë për luftën në Ukrainë pa Ukrainën dhe pa BE.

Edir Rama: Jetojmë në kohëra revolucionare. Ne duhet të jetojmë me të, të reagojmë ndaj kësaj, të mos ankohemi e të mos mendojmë se status quoja me të cilin jemi mësuar mund të na ndihmojë.

Kur bëhet fjalë për këtë pyetja ime nuk ka të bëjë me SHBA e Rusinë por Europën. Çfarë po bën Europa në këto rrethana ku SHBA e Rusisë po diskutojnë për një gjë që ka të bëjë me Europën. Më duhet tju them se këto janë ato raste kur ndjej keqardhje për miq e kolegët e mi që janë në krye të Europës se ju duhet të bëjnë zgjedhje të vështira dhe nuk u kam aspak zili.

r.k./Shqiptarja.com