Turbullohen ujërat e kristalta të Ksamilit, shkak punimet për ndërtimin e shëtitores

21 Shkurt, 16:44 | Përditesimi: 21 Shkurt, 16:44

Pamjet tregojnë ndërhyrje të drejtpërdrejta në breg dhe mbushje me materiale inerte dhe balte, të cilat, me rritjen e dallgëve, janë shpërndarë në ujë duke ndryshuar ngjyrën dhe pastërtinë karakteristike të zonës. Ksamilit, i njohur për ujërat e kristalta dhe potencialin turistik, po përballet me një situatë që ngre pikëpyetje mbi ndikimin mjedisor të punimeve.

A.M/Shqiptarja.com