Turistët të huaj zgjedhin bregdetin e Vlorës në nëntor: Është shumë këndshëm, njerëzit këtu janë shumë mikpritës

6 Nëntor 2021, 19:18 | Përditesimi: 6 Nëntor 2021, 19:18

Të shumtë janë turistët e huaj që zgjedhin të vizitojnë bregdetin shqiptar edhe gjatë vjeshtës. Këtë fundjavë në plazhin e Porto-Novës gjejmë turistë nga Gjermania, Austria, Holanda dhe Zvicra që kanë ardhur me familjet e tyre për të vizituar Vlorën dhe jo vetëm. Ata shprehen se po qëndrojnë për disa ditë në Shqipëri, ku me kamperat e tyre kanë shëtitur në disa vende siç janë kanionet e Osumit apo alpet në veri të vendit.

 

LR/Shqiptarja.com