Turizmi/ 200 fluturime në ditë në Rinas, Rama optimist: Me vënien në punë të aeroportit të Vlorës fluksi do të rritet

25 Gusht 2023, 13:30 | Përditesimi i fundit: 2023-08-25 13:31:37

Rritja e numrit të turistëve që kanë zgjedhur këtë verë Shqipërinë për turizëm është e dukshme. Në një konferencë për median kryeministri Rama u shpreh optimist se me vënien në punë të aeroportit të Vlorës fluksi i turistëve do të shtohet.