VLORË- Tymi ka “mbuluar” fshatin Narte në Vlorë, pas një zjarri të përmasave të mëdha ka nisur mëngjesin e sotëm në afërsi të tij.
Një sipërfaqe me ullinj dhe shkurre është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarr kanë marrë edhe goma të hedhura në atë zonë, duke shkaktuar një erë të keqe.
















