Tymi mbulon pallatin në Tiranë, zgjohet mes flakëve apartamenti në Allias

23 Nëntor 2021, 09:33 | Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 09:33

TIRANË- Mes flakëve është zgjuar kati i katërt një nja pallati në Allias në Tiranë, në vend e quajtur “Të Katrori”.

Bëhet me dije se ka vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar. Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e menjëhershëm të banorëve të pallatit dhe vendngjarje janë forcat zjarrfikëse që po punojnë për fikjen e zjarrit.

r.k./Shqiptarja.com