Tymueset në Kuvend, Balla thirrje deputetëve të Rithemelimit: Përbën vepër penale, mos u përdorni si ‘mish për top’ për hallin e një njeriu të vetëm

9 Nëntor 2023, 10:28

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbajtur fjalën e tij në seancën e Kuvendi që është përfshirë nga kaosi pas tymueseve të hedhura nga deputetët e opozitës.

Ai tha se  deputetët e opozitës nuk e kishin marrë seriozisht punën e tyre pasi nuk komentojnë projektligjet e propozuara nga vetë ata. Mes të tjerash, Balla tha se hedhja e tymueseve dhe lëndëve kimike përbën vepër penale dhe u bëri thirrje deputetëve të opozitës që mos të përdoren si “mish për top” për hallin e Berishës.