U arrestua për tjetërsimin e dy pronave, Jorgo Goro del nesër para GJKKO! Kryebashkiaku në detyrë i Himarës mbahet në bllokun e sigurisë në Tiranë

24 Mars, 20:43

I arrestuar të shtunën nën dyshimet se tjetërsoi pronën e shtetit në favor të privatit, kryebashkiaku në detyrë i Himarës del të hënën në GJKKO për verifikimin e masës së sigurisë. Që prej arrestimit ai po mbahet të blloku i sigurisë në Tiranë, ndërsa ky zhvillim është pasqyruar gjerësisht në mediat greke.