U dëmtua nga prurjet e Drinit, riparohet linja e ujësjellësit në Lezhë! Pas 10 orësh punë në kushte të vështira, u bë i mundur rikuperimi i dëmit

15 Janar, 09:54 | Përditesimi: 15 Janar, 09:54

Tubacioni pësoi çarje në dy vende, por fatmirësisht nuk u ndërpre furnizimi me ujë për popullatën, pasi u gjetën zgjidhje alternative. Punëtorë dhe mjete të rënda u angazhuan gjatë gjithë ditës e deri në orët e vona të mbrëmjes së së mërkurës për riparimin e tubacionit të dëmtuar.

A.A/Shqiptarja.com