U dënua me 1 vit burg, Salianji: Fushatën elektorale do ta bëj edhe nga qelia! Jam në dispozicion të drejtësisë

26 Shtator, 14:04

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë që dënon me 1 vit burg deputetin e PD-së Ervin Salianji. Salianji tha se do të jetë në dispozicion të drejtësisë, ndërsa e cilësoi dënimin e tij si dënim politik. Salianji tha se fushatën elektorale do të bëj edhe nga burgu. Deputeti demokrat u shpall fajtor nga gjykata e Apelit për 'kallëzim të rremë' për dosjen 'Babale'.

    No videos found.