U dhunua dje, Avokati Mëngjesi në koma! Autori i vetëdorëzuar e pranon: Donim t'i jepnim mesazh, na e kërkoi Dritan Nano për miqësi! 3 në kërkim

30 Maj, 11:50 | Përditesimi i fundit: 2024-05-30 16:42:40

Avokati Sokol Mëngjesi i dhunuar ditën e djeshme në zonën e ish-bllokut ndodhet në koma në sallën e Reanimacionit në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Policia ka marrë në pyetje të vetëdorëzuarin i cili ka zbardhur të gjithë skemën dhe rolin e secilit, ndërsa vijojnë kërkimet për arrestimin e 3 autorëve të tjerë.