'U gënjyet sy për sy! S’kishte faj ai që bënte 7x7, e paska nga babai', Balla-Berishës: Vazhdoni fërkoni gjoksin se e dini çfarë ju pret më 11 maj

27 Shkurt, 15:57 | Përditesimi: 27 Shkurt, 15:57

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi në kuvend se diaspora mezi po pret të marrë fletën e votimit për të votuar Partinë Socialiste. Ndërsa opozita e di se çfarë e pret më 11 maj, humbja më e madhe që ka parë ndonjëherë.

"E dini çfarë ju pret më 11 maj? Ju pret diçka që s'e keni imagjinuar në ëndrrën më të keqe. Njëri e ka parë në '97 si ka dalë. Rezultati i 2025-ës as nuk perceptohet. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe për vëllezërit dhe motrat në diasporë.

r.k./Shqiptarja.com