U kap me 20 kg kokainë në Itali, pasuria e Agim Kajmakut ‘në sitë’ ! Do të verifikohet çdo lëvizje e ish-kryebashkiakut

13 Qershor 2022, 12:34 | Përditesimi i fundit: 2022-06-13 14:37:58

Policia italiane e shqiptare, kanë nisur verifikimet ndaj Agim Kajmakut, i cili u kap në vendin fqinj me 20 kg kokainë. Autoritetet do të hetojnë çdo lëvizje te tij drejt Italisë dhe transportet e kryera. Nga informacionet e antidrogës italiane dyshimet se kryente këtë trafik ishin prej 6 muaj dhe e kanë pasur në hetim. Kamioni ka kaluar nga Porti i Durrësit dhe aty rezulton se gjate kontrollit ai mund të jetë favorizuara.