U rrëmbye nga babai xhihadist, Eva Dumani riatdhesohet pas 12 vitesh nga kampi i ferrit në Siri! Erdhi nga Turqia me avion në Tiranë

14 Shkurt, 17:16 | Përditesimi: 14 Shkurt, 17:16

E rrëmbyer nga babai xhihadist 12 vite më parë, rikthehet në Tiranë pranë nënës dhe vëllait të saj, Eva Dumani, vajza shqiptare e mbetur e vetme në kampin e ferrit Al Hol në Siri. Atë arriti ta nxjerrë ilegalisht nga Siria në Turqi xhaxhai i saj, ndërsa në Shqipëri u soll në një operacion ku u përfshi edhe Anti-terrori në Policinë e Shtetit.

    E.H/Shqiptarja.com