U shkarkua me 95 vota pro, kush është deputeti socialist që votoi kundër

11 Shtator 2023, 15:22

Kuvendi ka miratuar sot ndryshimet në qeveri të dekretuara dy ditë më parë nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj. Gjatë votimit të dekreteve, deputeti i PS-së Erion Braçe ka votuar kundër shkarkimit të Olta Xhaçkës si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.