U shkarkua nga Kuvendi, Meta: Nuk ka çështje për presidentin në ‘Venecia’, jam krenar për mbrojtjen e Kushtetutës! Shqiptarët s’do lejojnë asnjë skenar të zi që të lërë vendin pa opozitë

2 Tetor 2021, 11:24 | Përditesimi: 2 Tetor 2021, 12:45

Presidenti Ilir Meta thotë se nuk egziston asnjë çështje në Komsionin e Venecias për të, por është një çështje politike dhe se nuk është i shqetësuar. Meta tha nga Pogradeci se është krenar për gjithë veprimtarinë e tij për mbrojtjen e Kushtetutës.

‘Nuk egziston asnjë çështje në Venecia për Presidentin. Ajo është çështje politike. Nuk jam i shqetësuar, jam krenar për gjithë veprimtarinë time në mbrojtjen e kushtetutës. E cila është sulmuar në mënyrën më armiqësore, për të pasur sot një situatë aspak të dëshirueshme. Negociatat tashmë duhet  të ishin hapur, në rast se do dëgjohej presidenti mbi zgjidhet vendore apo gjykatën kushtetuese. Presim një vendim të gjykatës kushtetuese për zgjedhjet vendore, në pikpamjen e time është një çështje e qartë.’- tha Meta.

r.k./Shqiptarja.com