U tha se ishte larguar, Meta zbulon ku ishte për tre javë

31 Tetor 2023, 11:57

Pas aksioneve të SPAK, ndërkohë që Sali Berisha po përballej me akuzat për korrupsion për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, qarkulloi lajmi se Ilir Meta është larguar nga Shqipëria. Vetë Meta në një konferencë për mediat zbuloi sot se nuk ka bërë dalje publike për rreth 3 javë për shkak të disa çështjeve të shëndetit.