U urdhërua nga Flamur Noka! PD kallëzon mbështetësin e Berishës që shqelmoi derën në PD: Pjesë e rrjeti kriminal me qendër në Londër

21 Dhjetor 2021, 15:03 | Përditesimi i fundit: 2021-12-21 16:02:47

Partia Demokratike ka kallëzuar Fatjon Dautin, si personin që shqelmoi derën e sallës së mbledhjeve në selinë e PD ku zhvilluan më pas mbledhjen Sali Berisha me të ashtuquajturin Komisioni i Rithemelimit. Sipas PD, Dauti është person me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave. Me një njoftim për mediat, PD shprehet se ai u urdhërua nga Flamur Noka për të shpartalluar derën e sallës në selinë e PD.

 

    No videos found.