U vra dje brenda në makinë, Iljaz Çali kishte një biznes kromi! Asnjë gëzhojë në vendin e ngjarjes! Në 2014 në të njëjtën datë i vranë edhe shokun e ngushtë, dyshohej vrasës me pagesë

4 Prill 2022, 11:34

Ekzekutimi me arma zjarri brenda makinës së tij një ditë më parë e Iljaz Çalit mbetet ende e paqartë dhe e mjegull, ndërsa ende nuk ka autor për këtë krim. Report Tv ka zbuluar detaje të reja se Iljaz Çali kishte një biznesi kromi. 37-vjeçari rezultonte të kishte një biznes të përpunimit të kromit që prej janarit 2011, ku disponon 50 % të aksioneve në kompani Çali-Metal. Kompania ushtron aktivitet nga një zyrë në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, dhe 50 për qind te aksioneve i zotëron i vëllai Zeqir Çali.